Tahiri vizitoi  vendin ku do të ndërtohet ura e gurit

Tahiri vizitoi  vendin ku do të ndërtohet ura e gurit

Themelet e miqësisë mes Vushtrrisë dhe qytetit Norwalk të Iowas, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po forocohen edhe me ndërtimin e një Ure të Gurit, sikur ajo e Vushtrrisë, në Norwalk të Iowas.

Këtë e ka bërë të ditur, Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri, i cili ka vizituar nga afër vendin se ku do ndërtohet kjo urë.

“Kam vizituar sot Qytetin e Norwalk, Iowa US ku nga afër kam parë vendin ku do të ndërtohet ura e gurit e Vushtrrisë, si shenjë e miqësisë së përhershme në mes të dy popujve tonë“, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Komunës e Vushtrrisë dhe qyteti Norwalk të Iowas në vitin 2018 kanë nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit mes dy vendeve./21Media