Bëhet e ditur se kur do të përfundojnë punimet e urës

Bëhet e ditur se kur do të përfundojnë punimet e urës

India së shpejti me urën më të lartë në botë.

Në internet janë publikuar video ku shihen pamje të një strukture masive në ndërtim, në formë harku, shkruan rtv21.tv

Lartësia kësaj ure do të arrijë në 359 metra, ndërkaq gjatësia në 349 metra.

Sipas informacioneve për këtë urë, ajo do të lidhë vendet Jammu dhe Kashmir, me vendet tjera të Indisë.

Më saktësisht, kjo urë është mbi lumin Chenab, në rajonin hindus Reasi, ndërkaq ajo do të lidhë qytetet e quajtura Katra e Banihal.

Sipas raporteve të dhëna  për të, në ndërtimin e urës deri më tani u shfrytëzua mbi 5 mijë e 462 ton çelik.

Në anën tjetër, zyrtarët indian për këtë urë kanë bërë të ditur se ndërtimi i saj do të përfundojë kah dhjetori i vitit të ardhshëm, dhe atëherë, sipas tyre, India do t’ia kalojë Kinës për urën më të lartë, që do të thotë se do të thyej rekordin në këtë kategori, të cilin e mban ky vend për urën Shuibai.

Ura në Kinë ka lartësi 275 metra./21Media