Pamje rrëqethëse, shembet ura në Tajvan – autocisterna që po lëvizte nëpër të bie mbi barkat e peshkatarëve.

Pamje rrëqethëse, shembet ura në Tajvan – autocisterna që po lëvizte nëpër të bie mbi barkat e peshkatarëve.

Një urë gjigante në portin Nanfangao në verilindje të Tajvanin është shembur mbi barkat e peshkatarëve, duke mbetur të lënduar më shumë se 20 persona, kurse ekipet emergjente kanë bërë të ditur se disa persona po konsiderohen të zhdukur.Ura 140 metra e gjatë është shembur rreth orës 9:30 sipas kohë lokale, derisa mbi të po kalonte autocisterna e mbushur me naftë, e copëzat e mëdha të betonit dhe autocisterna kanë rënë mbi barkat e peshkaqenëve, e disa sekonda më pas ka pasur horrori i vërtetë: nafta merr flakë dhe barkat përfshihen nga zjarri, transmeton Telegrafi.

Besohet se të paktën gjashtë peshkatarë kanë mbetur të ngujuar në barka, e mbi urë në ato momente gjendeshin pesë persona.Në anën tjetër 14 persona janë lënduar rëndë e në mesin e tyre edhe shoferi i autocisternës.Në operacionin e kërkim shpëtimit po përdoren helikopterë, barka dhe qindra ushtarët dhe zhytës. Kujtojmë se Tajvani është goditur mbrëmë nga tajfuni Mitag që ka sjellë erërat e forta që lëviznin me 162 kilometra në orë, duke bërë që të anulohen mbi 160 fluturime, e mbi 60 mijë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike.