“Dorian pritet mbetet një uragan jashtëzakonisht i rrezikshëm"

“Dorian pritet mbetet një uragan jashtëzakonisht i rrezikshëm”

Banorët e Floridës po përgatiten për ardhjen e uraganit Dorian, i cili u shndërrua sot në një uragan të madh, të kategorisë tre, njoftoi Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) në SHBA.

“Dorian pritet mbetet një uragan jashtëzakonisht i rrezikshëm ndërkohë që afrohet Floridës”, njoftoi Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC), me parashikime që tregojnë se do të bëhet një uragan i kategorisë 4, ku erërat do të arrijnë shpejtësinë të paktën 209 kilometra në orë.

Uragani ka potencialin që të shkaktojë dëme të mëdha në Florida pasi pritet të godasë këtë shtet me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura.