Uragani Ian, Kuba mbetet pa energji elektrike

Kuba ka mbetur pa energji pasi uragani Ian goditi skajin perëndimor të ishullit, ka njoftuar qeveria.
Sistemi elektrik po përjeton një kolaps total, thanë zyrtarët, pasi një nga termocentralet kryesore nuk mund të rikthehej.
Dy persona u raportuan të vdekur dhe ndërtesat u dëmtuan në mbarë vendin.
Uragani i kategorisë së tretë, me shpejtësi të erës deri në 195 km/h (120 mph), tani po godet Floridan.
Në televizionin shtetëror kuban të martën, kreu i autoritetit të energjisë elektrike njoftoi se një ndërprerje në të gjithë ishullin kishte ndodhur si rezultat i prishjes së sistemit elektrik kombëtar, duke lënë 11 milionë njerëz në errësirë.
Një gazetar i një agjencie shtetërore të lajmeve raportoi se 100% e qarqeve elektrike në vend ishin jashtë shërbimit.
Me qendër në Matanzas, 100 km në lindje të kryeqytetit Havana, Antonio Guiteras është centrali më i rëndësishëm energjetik në Kubë.
Mbyllja e tij do të thotë se aktualisht nuk ka prodhim të energjisë elektrike askund në ishull./21Media

Back to top button