Gjendje e jashtëzakonshme

Gjendje e jashtëzakonshme

Hawaii është goditur me erëra të forta dhe shi, ndërsa uragani “Lane” afrohet me shtetin amerikan, duke shkaktuar përmbytje të shpejta dhe rrëshqitje të dheut.

Shkollat dhe zyrat u mbyllën pasi banorët u strehuan nga stuhia, e cila u ul në forcën e kategorisë së katërt të enjten.

Ndërsa stuhia e cila u afrua me ishujt e shtetit Aloha, solli erëra prej 200 km / h dhe reshje të mëdha.

Presidenti amerikan, Donald Trump më herët shpalli gjendje të jashtëzakonshme për Hawaiin, transmeton rtv21.tv.

Ndërsa stuhia është zvogëluar, situata mbetet e “rrezikshme” dhe përmbytja e rëndë është një “shqetësim i madh”.

Ndërkohë, United Airlines tha se kishte anuluar të gjitha fluturimet e së premtes në dhe nga aeroportet kryesore në Maui, ishulli i dytë më i madh./21Media