Stuhi "jashtëzakonisht e rrezikshme"

Stuhi “jashtëzakonisht e rrezikshme”

Sipas parashikuesve të motit, uragani “Dorian” është bërë një stuhi e kategorisë pesë dhe pritet të godasë ishujt Bahamas me erëra shkatërruese dhe reshje të mëdha shiu.

Stuhia “jashtëzakonisht e rrezikshme” pritet të godasë në veri-perëndim të ishullit të dielën, tha Qendra Kombëtare e Uraganëve e SHBA, transmeton rtv21.tv.

Banorët e Bahamas janë duke evakuuar.

Rritja e stuhisë mund të jetë deri në 4.6 metra, paralajmëruan zyrtarët.

Autoritetet kanë mbyllur disa aeroporte në ishujt përreth, por aeroporti kryesor ndërkombëtar mbetet i hapur.

Pasi goditi Bahamas, pritej të ngjitej në brigjet e SHBA, duke prekur edhe Floridën./21Media