Urdhërarrest për Albin Kurtin, gjobitet Veseli

Është paralajmëruar urdhërarrest dhe paraburgim për deputetin e Vetëvendosjes Albin Kurti

E tërë kjo ka ardhur për shkak të mungesë së tij në seancën gjyqësore për gazin lotsjellës. Gjyqtari Beqir Kalludra ka paralajmëruar që do të merret një vendimin që të lëshohet urdhërarrest dhe paraburgim për deputetin e VV-së për shkak të mungesave të tij në seanca në lidhje më këtë rast.

Po ashtu me 200 euro gjobë është dënuar kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, nënkryetari Xhavit Haliti dhe deputetët Bekim Haxhiu, Naser Osmani, Armend Zemaj dhe punëtorët e administratës Shpresa Gosalci dhe Leonora Halimaj. Kjo pasi të gjithë janë dëshmitarë në këtë proces gjyqësor dhe kanë munguar në seancë.

Në seancë ka munguar edhe prokurorja Fikrije Krasniqi.

Ndërkaq prezent në seancë kanë qenë deputetet Flora Brovina, Blerta Deliu Kodra dhe Nuredin Ibishi.

Sipas aktakuzës, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu e Faton Topalli akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Seanca është shtyer në një afat të pacaktuar.

Back to top button