Çika e Dautit dhe Lolës feston ditëlindjen

Çika e Dautit dhe Lolës feston ditëlindjen

Troja, vajza e deputetit të mirënjohur të Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, sot feston ditëlindjen e 5-të. Urime të bukura i dedikuan prindërit, të cilët i dëshiruan asaj të gjitha të mirat.

“Urime ditëlindjen Troja! Paç shëndet e jetë te gjatë.”, shkroi deputeti krahas fotografisë së publikuar me vajzën në Facebook, transmeton rtv21.tv

Një urim të bukur i dedikoi edhe e ëma e Trojës, Lola, të cilin e shoqëroi me një fotografi të veçantë të bukuroshes Troja, ku shfaqet me një fustan, si princeshë e përrallave.

“Dashuri, dritë, diell… Urime ditëlindjën e 5. Jeta qoft e ëmbël për ty ashtu siq je ti. Të dua pafundësisht Troja.”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Nga martesa shumëvjeçare, ata kanë djalin Davidin dhe vajzën Trojën./21Media