"Urime Kosovë"

“Urime Kosovë”

Sot më datën 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës ka votuar transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Transformimi i FSK-së në Ushtri vjen 10 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, shkruan rtv21.tv

Me rastin e shënimit të kësaj dite historike për Kosovën, artistë të shumte kanë uruar formimin e ushtrisë përmes disa imazheve të postuara në rrjetet sociale.

Ushtria e Kosovës ka pranuar urime nga emra të njohur si: Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Ledri Vula, Eliza Hoxha, Yll Limani, Diona Fona, Engjëllusha Salihu, Blerona Zeqiri etj.

Pas seancës së Kuvendit ceremonia e parakalimit për herë të parë zyrtarisht e ushtarëve të Ushtrisë së Kosovës do të mbahet nga ora 17:00, në objektin e Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës./21Media