Kosova shënoi fitore kundër Bullgarisë

Kosova shënoi fitore kundër Bullgarisë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte shënoi fitore në ndeshjen kunder Bullgarisë në Sofije.

Milot Rashica, Vedat Muriqi e Elbasan Rashani me golat e tyre goditën Bullgarinë kështu duke ia siguruar ekipit 3 pikë.

Krerët e shtetit janë ata, të cilët emocionet e tyre i shprehen edhe përmes rrjeteve sociale: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Behgjet Pacolli.

Këta pas fitorës së Kosovës i uruan djelmoshat për mposhtjen e Bullgarisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes rrjeteve sociale me entuziazëm ka përgëzuar djelmoshat e kombëtares për paraqitjen e tyre fantastike në këtë ndeshje.

Gjithashtu edhe Kryeministri, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në llogarinë e tij Facebook ka shprehur emocionet e shumta për këtë fitore.

E kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i cili ndeshjen e ka shikuar nga afër ka publikuar njëvideo të atmosferës së fitores jashtë stadiumit në Sofje.

Në video, djelmoshat e Kombëtares dëgjohen duke kënduar këngë patriotike.

Gjithashtu edhe Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli pas fitores ka uruar Kosovën si dhe i ka përgëzuar lojtarët.

Kjo është ndeshja e 14-të rresht pa humbje e Kosovës, që është kombëtarja më në formë momentalisht. Përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjen me Malin e Zi të luajtur me 7 qershori shënoi barazim (1-1).

Barazim me rezultat të njejtë arriti edhe në ndeshjen e parë ndaj Bullgarisë. Pas kesaj fitoreje Kosova është në vendin e tretë në grup me 5 pikë pas 3 ndeshjeve. /21Media