Mozzik dhe Loredana më të dashuruar se kurrë

Mozzik dhe Loredana më të dashuruar se kurrë

Ndonëse u përfolën shumë në media, ata deri vonë nuk e pranuan lidhjen e tyre. Madje Loredana Zefi në një intervistë në “Fol Shqip, në RTV 21, për reperin Mozzik thoshte se e kishte “djalë të hallës”, natyrisht me humor.

Por asgjë nuk mbeti pa u zbuluar dhe zogjtë u zunë. Jo rrallë shprehen dashurinë për njëri – tjetrin, ndonjëherë me fjalë të koduara e ndonjëherë hapur.

Por me hapur dhe ndjeshëm së sot nuk e bënë me parë. Ata kanë postuar fotografinë e njëjtë në Instagram, ndonëse mesazhet e ndryshme. “Urime Alarmi jem, urime dosti jem, urime pllumi jem ♥️ Urime Shën Valentini !”, ka shkruar Mozzik.

Kurse jo më pak emocionues vjen edhe urimi i Loredanës: Ti je gjithqka per mua! Urime Shën Valentini ./21Media