Projekte të reja nga Besarti në vitin 2020

Projekte të reja nga Besarti në vitin 2020

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Besart Halimi ka thënë se në vitin 2020 do të sjell këngë të reja me videoklipe, si dhe disa potpuri.

Me rastin e festës së Vitit të Ri, Besarti ka uruar të gjithë ta kenë shëndetin dhe shumë para.

“Vitin 2020 pres ashtu si për veti pres edhe për shqiptarët kudo që janë gjitha të mirat edhe sa më shumë shëndet më së pari edhe pare”, ka thënë Besarti për portalin rtv21.tv

“Merrma Ti Zemrën”, titullohet projekti i fundit i Besartit të cilin e solli në bashkëpunim me Buraku & Famën, ky edhe është projekti i vetëm i Besartit në vitin 2019. /21Media