Jonida: E paç jetën të lumtur aq shumë të mirë sa ke nusen

Jonida: E paç jetën të lumtur aq shumë të mirë sa ke nusen

Aktori i njohur shqiptar, Besnik Krapin feston sot 33 vjetorin e lindjes, shkruan rtv21.tv

Një urimi i veçantë për Besnikun erdhi nga bashkëshortja e tij, aktorja e njohur Jonida Vokshi.

“U rrite u bëre për tu martuar! E paç jetën të lumtur aq shumë të mirë sa ke nusen. Të dua dhe kjo punë ka marrë fund! #33vjetor”, ka shkruar Jonida krahas fotografive të cilat i ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Ndryshe, çifti i njohur Besnik Krapi dhe Jonida Vokshi kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në shtator të këtij viti./21Media