Roberti me një urim interesant për Vitin e Ri

Roberti me një urim interesant për Vitin e Ri

Robert Berisha e përmbylli vitin 2019 si një ndër këngëtarët më të komentuar të showbiz-it shqiptar, shkruan rtv21.tv

Ndërsa kur jemi në prag të vitit 2020, këto janë disa nga dëshirat që ka Roberti.

Duke treguar se si e ka festuar Vitin e Ri kur ka qenë i vogël, Roberti në një intervistë për portalin rtv21.tv, uroi gjitha të mirat për të gjithë.

“Krejt çka dua për veti, dua edhe për juve të tjerëve mi pas në vitin 2020, pare, shëndet edhe seks sa ma shumë, mos ju ndani këtyre të triave”, tha Roberti.

Në ndër lajmet që bëri bujë të madhe është ndarja e Robertit nga bashkëshortja këngëtarja e njohur, Nora Istrefi.

Në vitin 2014, Nora dhe Roberti kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Nga martesa e tyre kanë vajzën Renee, e cila është e vetmja që i mban të lidhur atë dhe Norën./21Media