Fotografja e njohur, Suzana Mushkolaj feston ditëlindjen

Fotografja e njohur, Suzana Mushkolaj feston ditëlindjen

Vajza e saj, këngëtarja e mirënjohur, Argjentina Ramosaj ka bërë një dedikim për nënën e saj në këtë ditë të veçantë, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instragram, Argjentina ka publikuar disa fotografi, teksa ka lënë një mbishkrim urimi.

“Urime ditëlindjen për nënën time të bukur! Jam shumë e bekuar që të kam në jetën time.. shoqja ime e ngushtë, një grua që e kam shembull dhe prej të cilës kam mësuar shumë.. Gëzuar! Ne të duam shumë”, ka shkruar Argjentina në Instagram.

Ndryshe, “Sekreti” është projekti i fundit muzikor që Argjentina ka publikuar në muajin korrik të vitit 2018. Kënga në bashkëpunim me Dj Geek ka arritur mbi dy milionë klikime në Youtube./21Media