"Të dua më shumë se kurrë..."

“Të dua më shumë se kurrë…”

Modelja e mirënjohur amerikane, Chrissy Teigen sot feston datëlindjen e 34-të. Në datëlindjen e saj nuk mungoi urimi i veçantë i bashkëshortit të saj, këngëtarit dhe tekstshkruesit të mirënjohur amerikan, John Legend. Zgjodhi dedikimin më të bukur dhe më emocionues për të, transmeton rtv21.tv

“Po festojmë ditëlindjen e mbretëreshës time sot. Të dua më shumë se kurrë dhe jam shumë mirënjohës për jetën që e kemi krijuar bashkë. Faleminderit që ma bën çdo ditë të mrekullueshme. Urime ditëlindjen, Chrissy!”, ishte dedikimi i tij.

John Legend dhe Chrissy Teigen ishin martuar në shtator të vitit 2013, në Lake Corno. Ata kanë dy fëmijë, vajzën Luna Simone Stephens dhe djalin Miles Theodore Stephens./21Media