“Nga zemra ime tek e jotja babi..."

“Nga zemra ime tek e jotja babi…”

Rep-artisti shumë i njohur dhe i dashur shqiptar, Ledri Vula me një fotografi të veçantë ka uruar babain e tij për datëlindje, producentin dhe regjisorin e njohur, Agron Vula.

Në Instagram ku numëron mbi 1 milion ndjekës, ai ka shkruar fjalët më të ëmbla për babain. “Nga zemra ime tek e jotja babi. Ti gjithmonë do të jesh i rëndësishëm për mua. Urime ditëlindjen”, ka shkruar ai.

Regjisori dhe producenti i njohur, Agron Vula sot feston datëlindjen e tij të 59-të. Vula nijhet për krijimtarinë e tij artistike. Së fundmi ai është shpërblyer me çmimin e mediave në festivalin ndërkombëtar të filmit, “Dea Open Air” me filmin “Një tregim Prishtine”.

Agron Vula është i martuar me gazetaren dhe autoren e emisionit “Diçka po Zihet” në RTV 21, Xheraldina Vulën. Çifti ka vetëm një fëmijë, rep-artistin shumë të njohur, Ledri Vulën.

Image may contain: 3 people, people smiling

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i Ledrit është kënga “Rio”, e publikuar më 4 qershor dhe që deri më tani numëron mbi 2 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media