Ditë feste në familjen e Robit

Ditë feste në familjen e Robit

Në familjen e moderatorit të njohur, Robert Bojaj sot ka arsye për festë pasi që gruaja e tij, skenaristja e njohur, Getoarbë Mulliqi Bojaj feston ditëlindjen e 28-të.

Me këtë rast, Geta ka marrë urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë të shumtë, por urimin më të mirë e ka marrë nga dy personat e saj të zemrës, Robi dhe vajza, Eva Zoe.

Robi në Instagram ka publikuar një foto të bukur të Getës me vajzën, teksa ka shprehur fjalë të mëdha për të.

Mami urime ditëlindja nga babi & Mini You Picrra. Te paçim me shëndet dhe gjithmonë afër. E domosdoshme.
Faleminderit për kujdesin, dëshninë dhe energjinë e mire qe na e dhuron. Urimet tjera s’po “guxoj” me i shkru këtu, ti them live. Buzëqesh gjithmonë…Të duam shumë  EVA & BABI”, ka shkruar Robi poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

Robert Bojaj dhe Getoarbë Mulliqi-Bojaj janë të martuar dhe për herë të parë janë bërë prindër të vajzës, Eva Zoe, më 25 maj të vitit 2017./21Media