Ursula Von der Leyen zgjedhet kryetare pas votimit të deputetëve

Ursula Von der Leyen zgjedhet kryetare pas votimit të deputetëve

Ursula von der Leyen e Gjermanisë është zgjedhur presidente e Komisionit të BE pas një votimi të fshehtë në mesin e deputetëve.

Ministrja e mbrojtjes së qendrës së djathtë do të zëvendësojë presidentin e Komisionit Jean-Claude Juncker më 1 nëntor, përcjell rtv21.tv.

Ajo siguroi mbështetjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve të Parlamentit Evropian të martën mbrëma.

Komisioni harton ligjet e BE-së, zbaton rregullat e BE-së dhe ka fuqinë për të shqiptuar gjoba për shtetet anëtare nëse është e nevojshme.

“Është një përgjegjësi e madhe dhe puna ime fillon tani”, tha zonja von der Leyen në një fjalim menjëherë pas votimit. “Le të punojmë sëbashku në mënyrë konstruktive.”

Ajo u votua nga 383 deputetë të Parlamentit Evropian nga gjithsej 733 sa ishin të pranishëm./21Media