Argjentinasi befason Roger Federer

Argjentinasi befason Roger Federer

Tenisti Juan-Martin Del Potro e parandalon në gjysmëfinale Federer-Nadal, në US Open këtë edicion.

Roger Federer është befasuar nga argjentinasi Del Potro për t’u eliminuar në çerekfinale të US Open, pasi u mposht 3-1 në sete, 5-7, 6-3, 6-7(8-10) dhe 4-6.

Ndërsa Rafael Nadal e ka mposhtur rusin Andrey Rublev, 3-0 në sete, 6-1, 6-2 dhe 6-2, për të kaluar në gjysmëfinale të US Open, kur do të përballet me Del Potro.

Në gjysmëfinalen tjetër do të takohen, Kevin Anderson dhe Pablo Carreno-Busta.