USAID nënshkruan memorandum bashkëpunimi me 14 komuna

Aktiviteti ka për qëllim integrimin e komuniteteve minoritare

USAID-i përmes aktivitetit Qeverisja Efektive Lokale bashkëpunon me 14 komuna të Kosovës për të forcuar operacionet dhe përfshirjen e qytetarëve në qeverisjen komunale në komunat me komunitete jo-shumicë në Kosovë dhe për të rritur bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndëretnik midis komuniteteve shumicë dhe pakicë dhe qeverisjes përkatëse lokale në 14 komuna.

Aktiviteti ka një qasje gjithëpërfshirëse drejt integrimit të komuniteteve minoritare në institucionet dhe shoqërinë kosovare duke bashkëpunuar me komunat dhe grupet e komunitetit me qëllim përmirësimin e shërbimeve komunale dhe forcimin e kërkesës së qytetarëve.

Aktiviteti i ri do të bashkëpunojë si me nivelin qendror ashtu dhe me atë lokal të qeverisjes, me një qëllim të përgjithshëm për të ndërtuar kapacitetet e institucioneve, për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve dhe integrimin më të mirë të komunave serbe të Kosovës në sistemin e Kosovës.

Komunat partnere përfshijnë Kllokot, Novobërdë, Zubin Potok, Leposaviq, Mitrovica Veriore, Zveqan, Obiliq, Istog, Klinë, Dragash, Shtërpcë, Graçanicë, Partesh, dhe Ranillug.

Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të jetë prezente në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me këto 14 komuna të Kosovës.

Back to top button