Dieta e pasur me fruta, perime, drithëra e peshk mbron zemrën tuaj

Dieta e pasur me fruta, perime, drithëra e peshk mbron zemrën tuaj

Ushqimet me yndyrë, ushqimet e skuqura, të shpejta dhe me shumë kripë mund të shkaktojnë atak në zemër.

Dieta tipike mesdhetare është shumë e pasur me yndyrna, mish dhe kripë, të gjitha këto ushqime venë në rrezik shëndetin kardiovaskular. Nëse përfshini në regjimin ushqimor ushqimet e mëposhtme ju ulni ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Frutat- Molla, shegë, banane dhe të gjitha frutat janë mik i mirë i zemrës. Shtimi i këtyre frutave në dieten tuaj të përditshme ju mbanë larg sëmundjeve të zemrës. Sigurisht, mund të konsumohen edhe si lëngje, por preferohet të konsumohen të papërpunuara.

Patatet- Një nga perimet më të lehta në dispozicion, patatet përderisa nuk janë të skuqura shumë, janë të përkryera për zemrën. Kaliumi ndihmon me presionin e ulët të gjakut, ndërsa fibrat ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Rrushi i thatë- Hulumtimet tregojnë se përmbajtja e lartë e antioksidantëve tek rrushi i thatë, zhdukë inflamacionet dhe mban larg sëmundjet e zemrës.

Arrat- Të pasura me vitamina, fibra, minerale, arrat, kikirikat, fistekët, bajamet apo lajthitë, janë të shkëlqyera për zemrën.

Vera e kuqe- Polifenoli i quajtur resveratrol i jep kësaj pije një përfitim shtesë. Konsumi i moderuar i saj është i shëndetshëm, por nuk duhet të konsumohet shumë.

Çaji i gjelbërt- Ky super çaj është një aleat i pazëvendësueshëm i zemrës. Preferohet të pihen 3 ose 4 gota çaj në ditë për një zemër të shëndetshme dhe përfitime të tjera të mëdha shëndetësore