Pastrimi i trupit ose detoksifikimi ndihmon atë të rifitojë ekuilibrin natyror

Loading...

Pastrimi i trupit ose detoksifikimi ndihmon atë të rifitojë ekuilibrin natyror

Shumë prej atyre që kanë konsumuar ushqime të caktuara për detoksifikim pohojnë se i kanë ndihmuar ata të rimarrin energjinë, përqendrimin dhe qëndrimin pozitiv.

Megjithëse pastrimi i organizmit përmendet më shpesh në pranverë ose pas përfundimit të festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, disa ushqime duhet të përfshihen në dietë të rregullt.

Molla

E pasur me pektin, është një detoksifikues i fuqishëm i zorrëve, që redukton inflamacionin. Acidi tanik, i cili gjendet në mollë, nxit metabolizmin dhe parandalon depozitat e yndyrës në mëlçi. Meqë përmban shumë kalium, stimulon heqjen e lëngjeve nga trupi. Një mollë përmban deri në 90 për qind ujë dhe nuk ka ndonjë yndyrë fare, andaj shuan etjen dhe energjizon trupin.

Uthull molle

Shkencëtarët kanë vërtetuar efektet e saj të dobishme në metabolizmin tuaj, pasi forcon sistemin imunitar dhe është një ushqim i rëndësishëm për ruajtjen e vitalitetit.

Me të gjitha, uthulla e mollës po merr pjesë në procesin e detoksifikimit të trupit, ndihmon në zbërthimin e yndyrave të tepërta, stimulon metabolizmin për të djegur kalori më shpejt.

Gjithashtu ndihmon në eliminimin e toksinave dhe papastërtive të tjera nga trupi. Dy lugë uthull molle, të përzier me një lugë të vogël me mjaltë të papërpunuar në një gotë me ujë të ngrohtë, mund të merrni një ose dy herë në ditë.

Këshilla është që ju ta merrni kombinimin para një vakti, mundësisht me stomak bosh, për pastrimin e stomakut dhe të balancuar pH në të gjithë sistemin e tretjes. Kjo është veçanërisht e dobishme nëse vuani nga gastriti.

Agrumet

Portokalli, grejpfrut dhe limonët kontribuojnë shumë në alkalizimin dhe pastrimin e trupit. Një limonadë para ngrënies do të përshpejtojë metabolizmin tuaj dhe do të mbajë linjën tuaj lart. Grejpfruti i freskët është veçanërisht i pasur me acid salicilik, i cili heq akumulimin e kristalizuar të kalciumit në nyje dhe kështu heq cermën.