Disa ushqime kanë aftësinë për të shtuar prodhimin e serotoninës

Disa ushqime kanë aftësinë për të shtuar prodhimin e serotoninës

Ekzistojnë disa ushqime me një sërë dobish, të cilat i bëjnë shumë mirë shëndetit tonë, në sajë të vetive që kanë.

Disa prej tyre kanë aftësinë për të shtuar prodhimin e serotoninës, hormonit që mes gjërave të tjera është i lidhur edhe me lumturinë. Serotonina vepron edhe në sjellje, oreks, tretje, kujtesë dhe në lehtësimin e gjumit.

Peshku- Prania e acideve yndyrore omega 3 në gjak, është e lidhur me nivel më të madh të serotoninës. Sugjerohet se konsumi i peshkut salmon, ton, sardeleve dhe açugeve.

Mishi- Mishi pa shumë yndyrë si i gjelit apo i pulës, është i pasur me triptofan, një aminoacid thelbësor për rritjen e serotoninës në tru.

Veza dhe bulmetrat- Janë të pasur me triptofan dhe rrisin nivelin e serotoninës.

Bishtajat- Bishtajat, thjerrëzat dhe produktet e ngjashme janë të pasura me fibra, proteina bimore, vitamina, mineral dhe triptofan si dhe kanë shumë pak kolesterol.

Çokollata- Kakaoja ndihmon trupin që të thithë më mirë triptofanin, duke shtuar nivelin e serotoninës në tru.

Frutat dhe perimet- Ananasi është tejet efikas kundër depresionit, stimulon ndjeshëm prodhimin e serotoninës.