Ushqimet që na japin ndjesinë e ngopjes

Ushqimet që na japin ndjesinë e ngopjes

Të gjithë ata që kanë disa kile më shumë ëndërrojnë që të mund të hanë çfarë të duan dhe të mos shtojnë asnjë kilogram më shumë. Kjo nuk është e mundur, por lajmi i mirë është që ekzistojnë disa ushqime që të largojnë oreksin.

Avokado

Në një eksperiment që u bë për disa kërkime në Kaliforni rezultoi se njerëzit që konsumuan avokado gjatë drekës hëngrën 40% më pak.

Kafe

Nëse pini kafe 30 minuta deri në 4 orë përpara konsumimit të vaktit do të ndikojë në largimin e oreksit.

Farat chia

Farat chia mbushin stomakun dhe të japin ndjesinë e ngopjes duke larguar oreksin.

Vaji i kokosit

Përveçëse ju ndihmon të digjni kaloritë si dhe të dobësoheni, konsumimi i vajit të kokosit ndihmon në largimin e oreksit. Nuk është e rekomandueshme që vajin e kokosit ta konsumoni në çdo vakt, mjafton që të zëvendësoni me të disa prej vajrave që përdorni.

Vezët

Sipas disa studimeve një person që konsumon vezë për mëngjes do të konsumojë më pak kalori gjatë ditës dhe do të humbasë peshë.

Specat djegës

Studimet kanë treguar se konsumimi i një speci djegës largon oreksin si dhe ndikon në uljen e peshës. Por kjo nuk është efektive te njerëzit që i konsumojnë shpesh.

Spinaqi

Spinaqi përmban thylacoids, që rrit nivelin e hormonit leptine, i cili kontrollon ndjesinë e urisë, në këtë mënyrë çon edhe në humbje peshe. 100 gramë spinaq në ditë janë më se të mjaftueshme për të arritur efektin e dëshiruar.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përmban dy përbërës që ndikojnë në humbjen e peshës kafeinë dhe katekin. Këta përbërës e bëjnë trupin të djegë më shumë kalori.

Thjerrëzat

Ato janë shumë të shëndetshme dhe njëkohësisht të pasura në fibra dhe proteina, të cilat luftojnë ndjesinë e urisë.

Xhinxher

Ju ndihmon të humbisni peshë dhe gjithashtu kontrollon nivelin e leptinës.

Mielli i tërshërës (bollguri)

Studimet kanë treguar se konsumimi i tij në mëngjes ju bën të ndiheni më pak të uritur gjatë ditës.

Kosi natyral

Përmban proteina që ju bëjnë të ndiheni të ngopur gjatë ditës dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.