Pastruesit më të mirë të trupit

Pastruesit më të mirë të trupit

Toksinat grumbullohen në trup nga ushqimi dhe pijet që i konsumojmë, por edhe përmes lëkurës dhe ajrin që e thithim.

Duke detoksuar trupin, njeriu mund të parandalojë një sërë problemesh shëndetësore që mund të fillojnë me ekspozimin ndaj toksinave. Ne ju prezantojmë disa ushqime që do t’ju ndihmojnë të pastroni trupin tuaj dhe të jeni të shëndetshëm përsëri.

Limonët e detoksikojnë trupin dhe e forcojnë sistemin e imunitetit sepse janë të mbushura me vitaminë C dhe antioksidues tjerë. Ato e përmirësojnë funksionin e mëlçisë, por edhe procesin e tretjes.

Qepët e detoksikojnë sistemin, i trajtojnë problemet me tretje, astma, etj.

Antioksiduesit, përbërësit antipezmatues dhe flavanoidet që i përmban majdanozi, ndikojnë që ky produkt t’i pastrojë veshkat, mëlçinë dhe traktin gastrointestinal.

Domatet janë të pasura me vitaminë C dhe nutrientë tjerë. Ato e përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe kanë sasi të lartë të licopenit, i cili i parandalon dëmet nga rrezatimet e lira.

Mollët janë të pasura me fibra, kështu që ndihmojnë në sistem të tretjes, ju bëjnë të ndiheni më të ngopur, e pastrojnë gjakun, e rregullojnë kolesterolin dhe e përmirësojnë shëndetin psikologjik./21Media