Pasi t'i zbuloni do i hani gjithmonë

Pasi t’i zbuloni do i hani gjithmonë

Trupi i njeriut është dizajnuar të ballafaqohet me stresin dhe të reagoj ndaj tij. Por, qoftë nëse është fjala për një frustrim afatshkurtër apo dëshpërim më të madh si vdekja e një të afërmi, humbja e punës apo divorci, stresi psikologjik mund të ndikojë në trupin e njeriut.

Do të ishte mirë të ruanit qetësinë dhe ta ndihmonit veten duke ngrënë ushqime të shijshme e të shëndetshme. Nga një studim është vërtetuar se ekzistojnë ushqime specifike që ju mbrojnë nga stresi dhe agresiviteti.

Portokalli: Vitamina C redukton stresin, ndihmon në normalizimin e presionit të gjakut dhe nivelet e kortizolit pas një situate stresuese.

Patatet e ëmbla: Ndihmojnë jashtëzakonisht në uljen e nivelit të stresit, sepse plotësojnë menjëherë urgjencën e karbohidrateve dhe sheqernave që kemi zakonisht në momente të mëdha stresi. Po ashtu patatet e ëmbla janë të pasura me betakaroten dhe fibra, që ndihmojnë organizmin t’i shpërbëjë karbohidratet në mënyrë të ngadaltë dhe të vazhdueshme.

Kajsia: Kajsitë janë të pasura me magnez, një element i fortë kundër stresit dhe një qetësues natyror muskulor.

Salmoni: Deri para pak vitesh nuk dihej asgjë për ekzistencën e tyre. Tani për fat të mirë, falë studimeve të reja dhe lindjes së një shkence specifike (lipidomika) janë konsideruar të pazëvendësueshme për funksionimin e sistemit nervor.  Një dietë e pasur me omega-3 (element i pranishëm te salmoni dhe peshqit në përgjithësi) mbron zemrën, kurse një studim i kryer nga “Diabetes & Metabolism” ka zbuluar se acidet yndyrore Omega-3  kontrollojnë nivelet e kortizolit dhe adrenalinës.

Brokoli, lakra dhe bizele: Zarzavatet me ngjyrë jeshile të errët janë burim i padiskutueshëm dhe i çmuar vitaminash, ndaj është shumë e rëndësishme ta ushqejmë organizmin kur është nën presion.