Kujdesuni që të konsumojmë rregullisht këto 9 ushqime

Kujdesuni që të konsumojmë rregullisht këto 9 ushqime

Nëse vuani nga presioni i lartë i gjakut, diabeti ose arteriet e bllokuara, mund të zhvilloni sëmundje të veshkave duke i ndaluar ato të bëjnë punën e tyre siç duhet.

Sëmundjet e veshkave mund të vënë në rrezik jetën e njeriut, kështu që duhet të kujdesemi për to dhe t’i mbajmë pastër.

Perimet me gjethe të gjelbra janë të pasura me vitaminë C dhe K, fibra dhe folate. Ato ulin presionin e lartë të gjakut, balancojnë sheqerin në gjak dhe reduktojnë ngarkesën e veshkave.

Ndoshta keni dëgjuar që lëngu i boronicave të kuqe ka shumë benefite për infeksionet e traktit urinar, por ai ndihmon gjithashtu veshkat. Pirja e këtij lëngu pastron veshkat nga gurët e njohur si oksalate kalciumi. Sigurohuni që të zgjidhni lëng organik boronicash. Përveçse i dobishëm, ky lëng është edhe shumë  i shijshëm.

Për t’i pastruar veshkat, bëjeni shafranin pjesë të jetës dhe dietës suaj, pasi ai përmban kurkumin me veti të mëdha anti-inflamatore. Është gjithashtu i dobishëm për të luftuar sëmundjet në veshka dhe gurët në to. Shtojeni në oriz, tek mishi i pulës ose në smoothie.

Poashtu duhet konsumuar molla, pasi ato janë të pasura me fibra të cilat absorbojnë toksinat, duke lehtësuar punën e veshkave. Mollët gjithashtu reduktojnë inflamacionin në trup dhe bëjnë shumë mirë për aparatin tretës.

Ushqimet tjera që ndihmojnë në pastrimin e veshkave janë hudhrat, vaji i ullirit, lëngu i limonit si dhe xhenxhefili.