Një ndër shprehjet që përdorim pak me nuanca shakaje për t’i ururar natën e mirë shokëve e shoqeve ishte ”Pafshi në ëndërr gjella pasanikësh ose gjella mbretërish!”

Një ndër shprehjet që përdorim pak me nuanca shakaje për t’i ururar natën e mirë shokëve e shoqeve ishte ”Pafshi në ëndërr gjella pasanikësh ose gjella mbretërish!”

Ndoshta me siguri keni dëshiruar edhe ju të uleni në poltronat e tyre dhe të shijoni fjalën e fundit të artit të kulinarisë mes serviresh të argjendta edhe gota diamanti. Por, ashtu si të gjithë ne edhe njerëzit e fisëm të kenë tekat e tyre kur bëhet fjalë për të ushqyerit.

Darren Mc Grady, kuzhinieri i cila ka shërbyer në “Buckingham Palace”, ka ndarë disa prej sekreteve të ushqyerjes së Mbretëreshës Elizabeth. Mbretëresha angleze refuzon në mënyrë kategorike të konsumojë: makarona, hudhër dhe patate. Nuk fut kurrë në gojë produktet që kanë përmbajtje niseshteje.

Është e dashuruar pas sallatave dhe frutave të freskëta. Mc Grady ka treguar se mbretëresha ka një mënyrë shumë interesante për të ngrënë bananen, duke maksimizuar në këtë mënyrë vlerat e saj ushqyese: ajo e ndan bananen në mënyrë vertikale dhe më pas në copëza të vogla që i ha me pirun. Mëkati më i ëmbël i saj? Torta me çokollatë, prej të cilës nuk ngopet dot kurrë.