Kjo është arsyeja

Kjo është arsyeja

Qysh nga fëmijëria ju kanë mësuar t’i pastroni gjërat para se t’i hani. Sidoqoftë, shumë pak njerëz e dinë që kjo shprehi shkakton më shumë dëme sesa të mira. Pastrimi i disa ushqimeve çon në përhapjen e baktereve dhe sjellë shumë pasoja të tjera negative.

1.Vezët

Një substancë e veçantë shpesh vendoset në vezë për t’i mbrojtur ato nga bakteret. Uji shkatërron shtresën mbrojtëse, kështu që ju nuk duhet t’i pastroni vezët.

2.Pulën

Bakteriet në pulë të freskët janë të rrezikshme për shëndetin tuaj. Lloji më i njohur është salmonela. Disa njerëz mendojnë se duhet ta pastroni pulën për ta zgjidhur këtë problem, por nuk është e vërtetë. Kur e pastroni pulën, uji i ndihmon bakteries të shpërndahet në duart tuaja dhe në lavamanin e kuzhinës.

Por nëse e përgatisni, të gjitha bakteriet do të zhduken. Sipas kuzhinierëve më të mirë, duhet ta vloni pulën dy herë. Pas herës së parë ju duhet ndërroni ujin dhe ta lini të vlojë prapë, transmeton rtv21.tv 

3.Mishin

Sikurse pulën, ashtu edhe mishin nuk duhet ta pastroni, sepse i ndihmon bakterieve të shpërndahen në lavamanin e kuzhinës dhe në duart tuaja. Ju mund t’i largoni bakteriet në temperatura të larta.

Para gatimit përdorni peceta për të hequr lëngun e mishit nga sipërfaqja e tij. Pas kësaj, përdorni sapun dhe ujë të nxehtë për të larë duart.

4.Pastat

Sipas shefëve të kuzhinës, pasta nuk duhet të pastrohet para gatimit, për shkak se uji largon niseshten që ndihmon në thithjen e salcës. Ju mund t’i pastroni pastat vetëm pas gatimit.

5.Kërpudhat

Ju nuk duhet t’i mbani kërpudhat nën ujë për një kohë të gjatë, sepse e absorbojnë ujin më mirë. Është më mirë t’i shpërlani shpejt dhe t’i thani me një peshqir letre. Këtë duhet ta bëni vetëm para gatimit. Përndryshe, ato do të prishin dhe do ta humbasin elasticitetin e tyre./21Media