Ushtarët përkujtojnë komandantin e tyre

Homazhet do të bëhen nga ora 11:00

Me rastin e 18 vjetorit të rënies heroike të Agim Ramadanit, pjesëtarët e ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, sot bëjnë homazhe pranë varrit të tij.

Në një njoftim për media nga ish-veteranët e Brigadës që mban emrin e heroit të kombit thuhet se homazhet bëhen në Kompleksin Memorial të Betejës së Koshares, duke filluar në orën 11:00.

Agim Ramadani ka rënë më 11 prill të vitit 1999 në Betejën e Koshares atje edhe ku prehet trupi i tij bashkë me qindra dëshmorë të Koshares.

Brigada 138 e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës pas rënies është emërtuar me emrin e komandantit Agim Ramadani.

Back to top button