Ai i kërcënonte duke përdorur profile të rreme në rrjetet sociale

Ai i kërcënonte duke përdorur profile të rreme në rrjetet sociale

Një ushtar me HIV është arrestuar pasi dyshohet se ka bërë shantazh dhe dhunoi më shumë se 70 djem adoleshentë. Rreshteri Jakkrit Khomsing, 43 vjeç, u arrestua në Tajlandë pasi policia mori një ankesë se ai po përdorte llogari të rreme të mediave sociale për të joshur djemtë. Ai ka përdorur aplikacionin homoseksual Blued dhe Facebook për të fituar besimin e viktimave të tij për t’i shtyer ata që t’i dërgojnë foto të zhveshura, bëri të ditur policia.

Më pas ai organizoi takimin me ta dhe kur e kuptuan se nuk ishte ai i kërcënoi që do t’ua publikonte fotografitë nëse refuzonin seksin me të.

Zëdhënësi i policisë Nacharot Kaewpetch tha se detektivët zbuluan ilaçe për trajtimin e HIV, kur e arrestuan atë të mërkurën në krahinën verilindore të Khon Kaen. Ata thanë se testet konfirmuan se ai ishte i infektuar me HIV.
Deri më tani policia ka përcaktuar që Jakkrit ka pasur më shumë se 70 viktima mes moshës 13 dhe 18 vjeç.

” Unë kam konsultuar me komandantët e ushtrisë dhe sipas tyre edhe pse i dyshuari është ushtar, kjo sjellje është një çështje personale dhe jo organizative , “tha gjeneralmajor Surachate Hakparn.

Policia po ashtu tregoi se po zgjerojnë hetimet dhe po përpiqen të kontaktojnë viktima të tjera që ende nuk kanë ngritur akuza.

Policia deri më tani ka akuzuar Jakkritin me gjashtë vepra penale, duke përfshirë seksin me të mitur nën moshën 15 vjeç me ose pa pëlqimin e tyre, i cili dënohet deri në 20 vjet burg. Ai po përballet gjithashtu me akuzat për sulmin e pahijshëm të të miturit, duke përdorur kërcënime, duke ndarë një të mitur nga prindërit e tyre, duke shantazhuar dhe duke i detyruar të miturit të kryejnë veprime të papërshtatshme./21Media