Ushtria siriane: Nuk e kemi kryer sulmin kimik
Ushtria siriane nuk është e përfshirë në sulmin me armë kimike që është kryer në Idlib
Ministria siriane e Mbrojtjes njoftoi sot se ushtria siriane nuk është e përfshirë në sulmin me armë kimike që është kryer në Idlib.
Sipas ministrisë siriane, ushtria siriane në asnjë mënyrë nuk është e përfshirë në sulmin kimik dhe sipas tyre në sulmin e kryer në veriperëndim të Sirisë, grupet terroriste janë për gjegjëse për kryerjen e sulmit.
“Grupet terroriste dhe ato që qëndrojnë prapa tyre, janë përgjegjës për përdorimin e armëve kimike dhe materialeve toksike, por edhe për mospërfillje të jetës civile, për hir të interesave të tyre personale”, thuhet në deklaratën e ministrisë siriane, raporton Tass