SHBA tërhiqet ndërsa Turqia fillon inkursionin ushtarak

SHBA tërhiqet ndërsa Turqia fillon inkursionin ushtarak

Trupat turke mbërritën pranë kufirit sirian për të filluar inkursionin ushtarak, derisa presidenti Tayyip Erdogan ndodhej në Beograd për të inauguruar punimet e autostradës që lidh kryeqytetin serb me Sarajevën.

Ankaraja tha se i ka përfunduar përgatitjet për inkursionin ushtarak në verilindje të Sirisë, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara filluan tërheqjen e trupave. Largimi i ushtrisë amerikane do t’i lërë të pambrojtura forcat kurde, aleate të Uashingtonit dhe armike të Turqisë.

Ushtria turke u prit me protesta në zonat kufitare. Mijëra vetë dolën në rrugë me parulla: “Jo pushtimit turk.”

Populli i Sirisë është një. Pushtuesit po i afrohen tokës sonë. Populli ynë qëndron në paqe dhe i lumtur me qeverinë që ka, ne jemi të siguritë këtu nuk kemi nevojë për Turqinë,” tha një protestues.

Vendimi i ShBA-së u konsiderua një thikë pas shpine nga kurdët, por presidenti Donald Trump mohoi se Uashingtoni i la të pambrojtur kurdët me tërheqjen e trupave.

SHBA e kërcënoi aleatin e NATO-s, Turqinë me sanksione ekonomike nëse do të thyente besimin e dhënë./21Media