Përmes një ushtrimi ju mund të eliminoni dhjamin e krijuar në bark

Përmes një ushtrimi ju mund të eliminoni dhjamin e krijuar në bark

Ushtrimet janë esenciale për të pasur një trup të përsosur. Sado që i kushtoni rëndësi zgjedhjes së ushqimit, reduktimi i zonave të dhjamosura dhe problematike nuk është i përmbushur pa aktivitete fizike.

Pjesa abdominale konsiderohet më e ndjeshmja për  t’u mbajtur në formë, veçanërisht gjatë ekspozimit të trupit në plazhe apo veshje të verës. Përsëritja e këtij ushtrimi të thjeshtë ju ndihmon që ta evitoni një problem të tillë.

Shtrihuni në dysheme, mbani këmbët nën këndin 90 shkallë, vendosini duart prapa kokës dhe bëni ulje ngritje të vogla 10 herë. Rëndësi esenciale  gjatë këtij ushtrimi ka kontrollimi i frymëmarrjes dhe pozita e trupit, përsëriteni këtë ushtrim çdo ditë dhe do të vëreni rezultatet./21Media