Veseli premtoi se do ta rrisin buxhetin pë ushtrinë

Veseli premtoi se do ta rrisin buxhetin pë ushtrinë

Sot u certifikifikuan 337 rekrutë të rinj të FSK-së, gjenerata 1/2019.

Ceremonia e certifikimit u zhvillua në kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore në Prishtinë.

Nga 337 rekrutët 52 janë femra dhe 22 të komunitetit jo shumicë.

Kjo është gjernerata e parë e rekrutëve pas mandatimit të FSK-së me misionin e ri ushtarak.

Ky trajnim bazik ka zgjatur 9 javë, shkruan rtv21.tv.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama ka kërkuar nga pjesëtarët e rinj që kontribuojnë në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së me mandatin e ri, si ushtri e Kosovës.

“Jam i lumtur që ju jeni ata që keni dëshmuar që FSK-ja do të ketë nga radhët e veta djemtë dhe vajzat më të zot të vendit. Nga ju pritet të jeni të disiplinuar e të përkushtuar . FSK është forcë kredibile e multietnike, e gatshme të kontribuojë në paqe. Ka filluar tranzicioni sipas planin të bazuar me mandatin e ri për mbrojtjen e sovranitetit të vendit. Kërkoj nga të gjithë pjesëtarët që të punojnë në ngritjen dhe zhvillimin profesional në mënyrë që tranzicioni të kryhet me sukses”, tha Rama.

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, tha se nuk ka detyrë më të ndershme se sa ti shërbesh vendit. Ndërsa i cilësoi me fat pjesëtarët e rinj të cilët i përkasin gjeneratës së parë që i bashkohen FSK-së me mandatin e ri ushtarak.

“Kjo është një datë me rëndësi për karrierën dhe jetën tuaj, për FAK, e për shtetin. Nuk ka detyrë më të ndershme sesa ti shërbesh vendit. Ju jeni me fat sepse i takoni gjeneratës së parë që i bashkoheni FSK-së me mandatin e ri ushtarak. Sot duhet të jeni krenar për arritjen tuaj dhe të zotoheni se do të mbroni paqen, lirinë e shtetit tonë”, tha Berisha.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se kadetët e rinj janë pjesë e ushtrisë më të re në botë. Veseli përsëriti se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm.

“Sot është dite krenare për të gjithë ne. Ju kadetë jeni pjesë të ushtrisë më të re në botë. Ju i keni dëshmuar aleatëve tanë seriozitetin dhe gatishmërinë tonë për paqe. Ushtria e Kosovës është element i domosdoshëm i stabilitetit dhe paqes në rajon. Integriteti territorial dhe kufijtë e shtetit tonë janë të shenjtë e të paprekshëm çdo herë”, tha Veseli.

Ai tha se do të rrisin buxhetin për ushtrinë.

Veseli tha se Kosova ka vetëm një rrugë, rrugën përpara për fuqizim të shtetit, rend dhe ligj,  si dhe  zhvillim ekonomik./21Media