Uta Ibrahimi edhe me një aktivitet tjetër jashtë alpinizmit

Uta Ibrahimi në shërbim të turzimit kosovar

Aktivitetet në natyrë të llojeve dhe vështirësive të ndryshme si ecja në natyrë çiklizimi malor alpinizmi, Zipp Line, Via Ferrata dhe shumë e shumë po lulëzojnë në Kosovë.

Uta Ibrahimi alpinistja kosovare e cila para pak ditësh preku majën Mont Everest është një ndër profesionistet që po hapin shtigje të reja . Ajo është edhe pronare e kompanisë “Butterfly Outdor Adventure”,   kompani që merret me aktivitetet në natyrë e që është e vetmja pronë e një gruaje. “Janë disa arsye që unë kam fillu me u marr me turizëm , aryseja e parë ka qenë për shkak se mu më pëlqen me u marr me aktivitete në natyrë, mas një kohe të konsiderushme si apliniste , bjeshkatare në kam vendos me hap një biznes, “Butterfly Outdor Adventure, ku përms këtij biznesi me pas mundësi me ju ofru turistave të huaj dhe vendas, njerëzve që dojnë me eksploru natyrën Kosovës me ju ofru bukuritë e natyrës të Kosovës”, ka thënë Uta Ibrahimi në reportazhin në kuadër të emisionit Startup në RTV21./21Media

Back to top button