Uthulla e hurmës ka shumë vlera shëndetësore

Uthulla e hurmës ka shumë vlera shëndetësore

Hurma është frut i pasur me vitamina dhe minerale. Ajo përmban pak kalori dhe aspak yndyrë, ndaj është një frut i rekomanduar për ata që janë në dietë. Ekstraktet e hurmës fermentohen dhe ofrohen në variante të shëndetshme të tonikut dhe uthullës.

Uthulla e hurmës karakterizohet nga ngjyra e kaftë dhe shija e veçantë mes të ëmblës dhe të thartës. Më poshtë ju sjellim disa nga vlerat shëndetësore të uthullës së hurmës.

Uthulla e hurmës është një pastruese shumë e mirë e mëlçisë. Ajo rekomandohet kryesisht për njerëzit që pinë shumë alkool. Një studim i vitit 2008 arriti në konkluzionin se uthulla e hurmës ndihmon në parandalimin e dëmtimeve të mëlçisë nga konsumi i alkoolit. I njëjti studim tregon se uthulla e hurmës ndihmon në parandalimin e çrregullimeve të zorrëve.

Konsumi i rregullt i uthullës së mollës ulë kolesterolin e keq dhe zbut dëmtimet e mëlçisë. Uthulla e hurmës përmban disa substanca që ulin trigliceridet në sistem. Trigliceridet janë një lloj yndyre që digjet nga trupi për të marrë energji.

Uthulla e hurmës përdoret në shumë pije komerciale për sportistët, sepse rrit rezistencën dhe përqëndrimin e atletëve. Shumë sportistë Aziatikë e konsumojnë uthullën e hurmës, sepse besojnë se ky tonik ndihmon në përthithjen e oksigjenit gjatë stërvitjes dhe shkurton kohën e rimëkëmbjes pas stërvitjes.

Nëse po përpiqeni të bini në peshë, atëherë uthulla e hurmës do t’ju ndihmojë në shkrirjen e yndyrës shumë më shpejt. Një studim shkencor zbuloi që uthulla e hurmës, jo vetëm që parandalon obezitetin, por edhe normalizon nivelin e lipideve në gjak. Konsumimi i kësaj uthulle, krahas mbajtjes së një diete të shëndetshme dhe stërvitjes së rregullt, ndihmon në rënien e shpejtë nga pesha.