Përdoreni këtë vaj për të rritur flokët

Përdoreni këtë vaj për të rritur flokët

Kastori është një bimë e cila është përdorur që para 2 mijë e 500 vjetësh, në kohë të lashta për shërimin e një sërë sëmundjesh si ato të lëkurës, kockave, kundër infeksioneve në fshikëzën urinare, kundër dhimbjeve të kokës dhe migrenës. Por jo vetëm në shëndet, ai është përdorur gjerësish edhe në kozmetikë.

Ky vaj është një lëng që është nxjerrë nga fara pluhur (Ricinus communis). Kastori është një vaj anti-inflamator dhe anti-oxidant që është përdorur për shekuj për përfitimet e saj terapeutike dhe medicinale.

Shumë njerëz e shmangin përdorimin e vajit të kastorit për flokë dhe lëkurë sepse mendojnë që është shumë ngjitës dhe i trashë.

Sidoqoftë me dozën e duhur, vaji kastorit është ilaç i mirë që trajton shumë probleme të flokëve dhe lëkurës.

Vaji i kastorit është zgjidhja e duhur për flokë të holla dhe ndihmon që të keni buzë më të buta.

Nëse dëshironi t’i trashni vetullat, blini vaj kastori organik dhe aplikojeni çdo ditë në mbrëmje, pasi të keni pastruar fytyrën me ujë.

Nëse e përsëritni këtë për tre muaj, vetullat do të marrin ngjyrë më të zezë dhe do të trashen. Vajin mund të aplikoni edhe në skalpin e kokës dhe qerpikët tuaj, pasi është i pasur me acid ricinokleik, e që është faktor natyral anti-fungal dhe anti-bakterial. Veç kësaj, vaji i kastorit parandalon rënien e flokëve.

Ri-rritni flokët tuaja

Hidhni dy pika vaj kastori në duart tuaja dhe me duar fërkoni pjesën e fundit të flokëve. Asnjëherë më shumë se dy pika, pasi i bën flokët shumë të yndyrshëm.

Doza tipike e rekomanduar për të konsumuar vajin kastori, një lug çaji në ditë dhe jo më shumë se 5 ditë.

Vaji kastori nuk lejohet ta përdorin fëmijët nën moshën 12 vjeçare dhe gratë shtatzëna para se të konsultohen me mjekun.

Përbërësit:

5 lugë vaj kastori

5 lugë vaj bajame/ vaj kokosi

Përgatitja:

Hollojeni vajin e kastorit duke i shtuar vajin e bajames ose vajin e kokosit. Përzieni vajrat mirë, më pas aplikojeni solucionin në skalp dhe masazhojeni nga rrënjët deri te majat si dhe te qerpikët ose vetullat.

Bëjeni këtë para se të shkoni për të fjetur dhe lëreni përzierjen të qëndrojë në flokun tuaj gjatë natës. Në mëngjes shpëlajeni me ujë të bollshëm. Do shihni rezultate pozitive që në herën e parë./21Media