Vetitë shëndetësore të kokosit

Vetitë shëndetësore të kokosit

Kokosi është i pasur me acide yndyrore të shëndetshme që ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit dhe djegien e kalorive më shpejt.

Ai po ashtu gjeneron energji dhe është lehtësisht i tretshëm, si dhe kërkon më pak enzima digjestive.

Kokosi është i njohur edhe si një ushqim që stimulon punën e gjëndrës tiroide dhe përshpejton metabolizmin.

Ndryshe nga ushqimet e tjera, kjo nuk shkakton urinë dhe dieta e pasur me vaj kokosi zgjat ndjenjën e ngopjes.

Ushqimet e pasura me yndyrë paraqesin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kolesterolit të lartë, ndërsa vaji i kokosit metabolizon yndyrën në mëlçi dhe e kthen atë në karburant për funksionimin e trurit dhe muskujve.

Me konsumimin e vajit të kokosit, depresioni, problemet e zemrës dhe sëmundjet e tjera mund të parandalohen.

Po ashtu, vaji i kokosit ndikon edhe në parandalimin e sëmundjes inflamatore të zorrëve dhe problemeve të tjera të tretjes.

Një lugë vaj kokosi përmban 13.6 g yndyrë dhe vetëm 117 kalori. Shtoni atë në sallatë ose në ndonjë pjatë tjetër dhe shijoni për të humbur peshë.