Ja si ta përdorni

Ja si ta përdorni

Vaji i arrës së kokosit është i pasur me acide yndyrore. Përveç se mund ta përdorni si produkt për gatim apo edhe si produkt kozmetik, vaji i kokosit mund t’ju ndihmojë shumë edhe për nevojat e përditshme, transmeton rtv21.tv

Lustrimi i mobiljeve. Aplikoni pak vaj në një copë leckë natyrale dhe fshini mobiliet. Ju gjithashtu mund t’i fshini bordet e kuzhinës – sepse do të parandalojë tharjen dhe plasaritjen.

Nëse nuk mund të hapni çantën ose xhaketën tuaj për shkak të zingjirit, vendosni pak vaj kokosi në zinxhir për të zgjidhur këtë problem.

Vaji i arrës së kokosit do t’ju ndihmojë që t’ua ktheni shkëlqimin çantave, këpucëve, dorëzave apo produkteve të tjera prej lëkure./21Media