Gruaja vdiq tetë ditë pas aksidentit

Gruaja vdiq tetë ditë pas aksidentit

Një nënë e re vdiq në ditëlindjen e saj të 21-të, pasi pësoi një aksident në veturën e familjes së saj.

Yulia Sharko po mundohej ta tërhiqte vajzën e saj dy vjeçare nga automjeti përmes dritares gjysmë të hapur të veturës. Në këtë moment, vajza 2 vjeçare shtypi çelësin automatik duke e mbyllur dritaren e cila zuri nënën e saj.

Bashkëshorti i saj Artur e gjeti atë pa ndjenja menjëherë pas aksidentit të frikshëm, transmeton rtv21.tv.

Ai theu dritaren e bllokuar për ta lëshuar atë dhe e tërhoqi ‘trupin e pajetë’ të saj nga makina në fshatin Staroe Selo në Ukrainë.

Burri i shqetësuar atëherë thirri shërbime urgjente dhe ajo u dërgua në spital.

Gruaja vdiq tetë ditë pas aksidentit tragjik që çoi në dëmtim të trurit.

“Truri i saj pësoi në mënyrë të pakthyeshme për shkak të arterieve të bllokuara” thuhet në një raport lokal.

Ajo nuk e rikuperoi vetëdijen pas incidentit, i cili ndodhi në ditën kur ajo po festonte ditëlindjen e 21-të me miqtë.

Më 31 gusht rreth orës 4:30, burri i saj e gjeti të pavetëdijshëm, me qafën e saj të bllokuar nga dritarja e derës së majtë të makinës së tyre familjare.

Komisioni hetimor po shqyrton rrethanat e vdekjes së gruas së re.

Makina u raportua të ishte një BMW E34.

Çifti kishte dy fëmijë, Margarita dhe Arianna./21Media