Vajza e atentatorit të Londrës: Nuk iu binda urdhrave

Ajo nuk pranoi të konvertohej në fenë islame

Historia e Teegan Harvey, vajzës 18 vjeçare të vrasësit në Londëe, Khalid Masood, ka sunduar mediet britanike, pasi ajo kundërshtoi t’i bindej urdhrave të babait, që donte që ajo të konvertohej në fenë islame dhe të vishte burka.

Sipas medieve, Teegan në kundërshtim të hapur me prindin, vajti në një mbrëmje për studentë me një fustan të hapur. Fotoja e publikuar në profilin e saj Facebook, është bërë lajm në Britani.

Por ajo është  e kundërt me motrën, Andi, që ka pranuar diktatin e babit, duke pranuar kushtet e tij dhe kishte vajtur të jetonte me atë.

Teegan jeton me mamanë, Jane, një grua e suksesshme në biznes, drejtoreshë në një kompani kimikatesh, e cila luftoi fuqishëm që vajzat e saj të mos i bashkoheshin babait./21Media

Back to top button