Dhurata të shumta ka pranuar princesha e ditëlindjes

Dhurata të shumta ka pranuar princesha e ditëlindjes

Çifti shumë i pëlqyer në botë David dhe Victoria Beckham dje festuan ditëlindjen e vajzës së tyre të vogël Harper.

Ajo ka mbushur dje 6 vjet dhe për t’i uruar këtë ditë të rëndësishme, prindërit e saj kanë zgjedhur disa foto nga festa e çajit në “Buckingham palace”.

David Beckham ka postuar një foto në rrjetin social Instagram bashkë me vajzën e saj, ndërsa ka lënë një mbishkrim të veçantë. “Gëzuar ditëlindjen vajza jonë speciale. Një vajzë aq speciale e cila solli shumë gëzim dhe lumturi në jetën tonë. Gëzuar 6- vjetorin” ka thënë Beckham.

Ndërsa Victoria ka publikuar foto nga festa madhështore e ditëlindjes së princeshës së vogël. /21Media