Deputetja prezanton familjen e saj

Deputetja prezanton familjen e saj

Duda Balje është një ndër deputetet më të përfolura të Kuvendit të Kosovës. Lavdërohet për punën që bën në përkrahje të komuniteteve si kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, por lavdërohet edhe për linjat trupore dhe paraqitjet e saja.

Përkundër angazhimeve të shumta, deputetja e Grupit 6+ është mjaft aktive në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi të familjes së ngushtë, nga mbrëmja e maturës së vajzës së saj, shkruan rtv21.tv

Në këtë ditë të veçantë për vajzën, deputetja është përkujdesur që të bëjë një set fotografik edhe për vete. Siç duket deputetja nuk ka ndërmend t’ia lëshojë ‘frontin’ vajzës së saj,

Duda dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një vajze dhe dy djemve./21Media