Këngëtarja publikoi pamje të vajzës

Këngëtarja publikoi pamje të vajzës

Artistët përveç publikimit të pamjeve nga ahengjet dhe performancat e tyre, po publikojnë edhe fotografi e video të ndryshme të fëmijëve të tyre.

Ata po i bëjnë të njohur fëmijët e tyre përmes profileve të tyre në rrjete sociale, duke publikuar edhe sherret e ëmbla të tyre dhe “ndihmën” që ata e marrin nga fëmijët.

Sonte disa pamje të ëmbla të vajzës së saj simpatike i publikoi në instagram këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Leonora Poloska. Nga pamjet e publikuara në instastory, vajza e artistes shihet duke gatuar, shkruan rtv21.tv

“Nona na meson me bo pite”, shkroi Poloska sipër njërit imazh.

Kujtojmë që, Leonora Poloska është martuar në vitin 2017 me Andin Randobravën, të cilët janë prindër të vajzës Andora./21Media