Riola sivjet absolvente

Riola sivjet absolvente

Vajza e këngëtares së mirënjohur, Remzie Osmanit, Riola sivjet është absolvente. Këtë mbrëmë përmes një imazhi të hedhur në instastory e ka bërë të ditur këngëtarja.

“Absolventja ime”, ka shkruar këngëtarja mbi fotografinë e bukur të Riolës, krahas së cilës ka lënë edhe disa emoj të dashurisë.

Edhe djali i Rezmies, Hamza ka publikuar imazhin e motrës, krahas së cilit ka bërë të ditur se Riola po kryen drejtimin e arkitekturës.

“Arkitektja e shpisë”, ka shkruar Hamza sipër imazhit të motrës, me ç’rast ka lënë edhe disa emoj, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që në muajin prill familja e këngëtares së mirënjohur, Remzie Osmanit është bërë mjaft e përfolur në media, pasiqë këngëtarja ka martuar djalin.

Remzie Osmani është  e martuar prej vitesh dhe ka dy fëmijë, Hamzën dhe Riolën./21Media