Robi e ka quajtur vajzën Princess Krofne të ëmbël

Robi e ka quajtur vajzën Princess Krofne të ëmbël

Për moderatorin e njohur, Robert Bojajn dhe dramaturgen, Getoarbë Mulliqi-Bojajn sot është ditë e shënuar. Vajza e tyre, Eva Zoe sot feston ditëlindjen. Në datën e lindjes së vajzës, çifti duke uruar të bijën kanë shprehur fjalët më të mira për të.

Roberti përmes një imazhi të bukur të Eva-s ka uruar vajzën që ta kenë me shëndet e jetë të gjatë. “Oj picerr, cka me te uru per ditelindje kur edhe nese kisha me qene super poet, prap e di qe nuk kisha me i gjete fjalet e duhura per ty. Te paçim me shendet e jete te gjate Eva Zoe, faleminderit qe ekziston Princess Krofnja jone e ambel. Te don Mami & Babi”, ka shkruar sot Robi në facebook, shkruan rtv21.tv

Ndërsa, nëna e Eva-s, Getoarba përmes një shkrimi të gjatë ka thuruar fjalitë më të bukura për vajzën, duke kujtuar momente që nga lindja e saj e deri tani.

“Eva Zoe e jone ne boten e cudirave.
Ti po rritesh, e bashke me ty po rritemi edhe ne. Na ke dhuru krejte ndjenjat e universit, na ke bo me perjetu cdo emocion te mundshem. Ke aftesine me ma dridhe dhe shkri zemren brenda 1 sekondi te vetem. Me ke bo me lype me u rrite ma shpejte, e njekohesisht me iu lute kohes me ndalu se kaluari kaq shpejt!
Ti sot po behesh 2, e une ende sikur dje e kujtoj diten ma te lumtur dhe frikshme te jetes time – lumturia me e madhe me ta pa fytyren qe ta kisha imagjinu si ma te bukuren ne bote – si kjo qe e ke, me ta degju te qaren e pare te cilen ende e kujtoj – edhe pse s’ke qene qaramane me, dhe me ta ndje aromen qe ende e ke nen qafe dhe do ta njihja mes te gjitha aromave te botes. Jam frikesu nga lindja, nga ajo se cka po me pret; jam frikesu shume qe nuk kam me qene nana ma e mire, qe ndoshta nuk ka lexu e s’jam informu sa duhet; jam frikesu qe duke te ta nderru pelenen kam me te cmontu, e qe kur ta jap me pi ka me te mbete ne fyt e s’kam me dite qysh me reagu, apo qe kur te laje ke me me rreshqite nga dora. E krejte keto erdhen me pergjegjesi – u rritem me ty dhe i mesuam te gjitha bashke, e per fatin tone te mire asnje nga te lartpermendurat nuk ndodhen dhe ti na e ke lehtesu krejte kete proces duke qene beba me e mbare qe e kam pa deri me sot.
Ne ditelindjen tende te dyte, du me kerku nga ti me vazhdu me qene e vogla e jone. Me pase nevoje per neve perhere, sic ke tani. Me kerku me u mbeshtete tek ne e me u struke tek barku i jone per me e bo gjumin e mire. Me kerku qe kur vrahesh e rrezohesh me ta puthe lendimin qe me te kalu dhimbja. Me kerku dashnine dhe vemendjen tone, edhe kur i ke syte e te gjitheve – por ti prape me dashte me i pase vetem syte tane kah ti, sikur tani. A bon mos me te ardhe marre me qene beba jone, pergjithmone?
Eva Zoe e botes tone te cudirave,
Eva jone e shendoshe, e bukur, e mencur, e magjike;
E kam mendu kete urim tash e sa kohe, ama fjalet e bukura per ty m’i komplekson ti.
Mam, ti ma ke permbushe jeten – duke mos e dite se sa pak kuptim kishte pase pa ty.
Une mezi e kujtoj kohen se si ishte para se te vije ti, diell!
Ti je kuptimi i cdo mengjesi, frymemarrjeje e arsyes sime..”, ka shkruar Getoarba në instagram, duke i bashkangjitur edhe një fotografi të bukur të vajzës, e cila është bërë me rastin e ditëlindjes së saj të dytë.

Kujtojmë se me Robert Bojajn mund të shoqëroheni në programin e mëngjesit, “Për Ditë të Mbarë” si dhe në emisionin e radios, “Prite të Gjelbrën”, në RTV 21./21Media