Policia ka arrestuar 56 vjeçarin

Policia ka arrestuar 56 vjeçarin

Një vajzë ka shpëtuar nënën nga i dashuri i saj abuzues pasi ka telefonuar fshehtas policinë, duke u shtirur sikur po porosiste pica.

I dashuri i nënës, i identifikuar nga policia si 56-vjeçari Simon Lopez, ishte në banesën e familjes në Oregon kur pas një debati ka filluar të dhunonte gruan.

Nëna, e cila nuk është identifikuar, i tha policisë se Lopez e ka qëlluar me grushta vazhdimisht, derisa është përplasur në mur.

Policia ka publikuar regjistrimin e audios të telefonatës së vajzës në stacionin policor.

Vajza dëgjohet duke thënë: “Do doja të porosisja një picë”.

Dhe oficeri i përgjigjet: “Ju telefonuat 911 për të porositur picë?”

“Po”, ju përgjigj ajo me nervozizëm.

“Ky është numri i gabuar për të porositur pica”,  i tha oficeri Tim Teneyck.

“Ju nuk po më kuptoni”, i shpjegoi ajo, duke bërë që polici t’i merrte adresën e banesës.

Teneyck gjithashtu e ka pyetur nëse kishte nevojë për ndihmë mjekësore, të cilës i përgjigjet: “Jo. Me piper.”

Më pas oficerët janë nisur drejt banesës dhe kanë arrestuar Lopezin me akuzën për dhunë në familje.

Teneyck ka thënë se kjo ishte një nga thirrjet më të çuditshme që ai ka marrë ndonjëherë në 14 vjet punë./oranews